Fjalë Kyçe

I dehuri kërcen në binarë të trenit, në sekondat e fundit e shpëton kalimtari i rastit – gjithë ngjarja ndodhi në stacionin Belvedere të Londrës

I dehuri kërcen në binarë të trenit, në sekondat e fundit e shpëton kalimtari i rastit – gjithë ngjarja ndodhi në stacionin Belvedere të Londrës

Një burrë “i dehur” është filmuar duke kërcyer në binarët e trenit, duke bërë që të gjithë kalimtarët e rastit të aktivizohen që ta shpëtojnë në sekondën e fundit – nga treni që vinte me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur burri kërcen në binarë në stacionin Belvedere të Londrës, transmeton Telegrafi.

Ai dukej gjysmë i zhveshur dhe me një shishe alkool në dorë, por ishin kalimtarët e rastit ata që vrapuan për ta tërhequr nga binarët dhe ta fusin nën platformë për t’i shpëtuar rrotave të çelikta të trenit.

Madje njëri prej kalimtarëve të rastit rrezikon jetën e tij për ta shpëtuar burrin e dehur – pasi pak centimetra e ndanin nga përplasja që do të ishte fatale për të.

Megjithatë është shumë interesant se si burri që përfundoi në binarë kishte shpëtuar pa as lëndimin më të vogël – pavarësisht që në pamje duket sikur ai zhduket kur kaloni treni.