Fjalë Kyçe

I dënuar me 8 vjet burg për dosjen ‘Habilaj’, vetëdorëzohet ish-shefi i Krimeve në Vlorë

I dënuar me 8 vjet burg për dosjen ‘Habilaj’, vetëdorëzohet ish-shefi i Krimeve në Vlorë

Është vetëdorëzuar në polici, Gjergji Kohila, ish-shefi krimeve në policinë e Vlorës i dënuar me 8 vite burg në mungesë si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’.

Mësohet se ish-zyrtari i policisë është vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

SPAK kishte kërkuar dënimi me 12 vite burg për Kohilën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar GJKKO e dënoi atë me 8 vite në mungesë.

Kohila ishte në kërkim që nga viti 2017 me akuzën e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, Kohila ishte i përfshirë në trafikun e mbi 3 tonë kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit Habilaj./Euronews Albania