I është dorëzuar shtetit nga Vjena shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kështu është bërë e mundshme kthimi i Viktor Pelivanit, nga Austria drejt Shqipërisë.
43 vjeçari i ekstraduar nga shteti austriak, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit në Vlorë, gjatë majit të vitit 2018 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, që ishte kryer në bashkëpunim.
Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00, Viktor Pelivani në bashkëpunim me personat F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur të holla në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.