Fjalë Kyçe

I dështoi transferimi i madh – Zidane jep dorëheqje nga Real Madridi?

I dështoi transferimi i madh – Zidane jep dorëheqje nga Real Madridi?

Zidane mund të largohet nga Real Madridi. Klubi madrilen pritet të bëjë ende punë gjatë këtij afati kalimtar të verës, mirëpo dështimi për ta transferuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, ka bërë që Zinedine Zidane ta shqyrtojë mundësinë e dhënies dorëheqje.

Gazetari spanjoll i sportit, Diego Torres ka thënë për The Independent se Zidane po e mendon dorëheqjen nga ‘Los Blancos’ për herë të dytë, pasi transferimi i Pogbas tanimë nuk duket i mundur. Kur Zidane u kthye në pozitën e trajnerit, në mars, për ta kthyer në formë skuadrën që kishte hyrë në krizë nën urdhrat e Julen Lopeteguit e Santiago Solarit, Zidane tha se gjërat në skuadër do të ndryshohen para fillimit të sezonit të ri.

“Do t’i ndryshojmë gjërat, jam i sigurt”, përsëriti Zidane vazhdimisht pas kthimit në “Santiago Bernabeu’. Ai i bëri të qarta synimet e tij përmes kërkimit të lojtarëve si Pogba, Eden Hazard e Kylian Mbappe.Transferimi i shpejtë i Hazardit nga Chelsea bëri që në media të raportohej se projekti i Zidane po shkonte në mënyrë të përsosur.

Megjithatë, Mbappe deklaroi publikisht se ai nuk do të largohet nga PSG-ja dhe Pogba mbeti synimi kryesor për pjesën tjetër të verës.Por, dështimi për ta sjellë Pogban në skuadër e ka lënë të zhgënjyer Zidanen, i cili beson se nuk i janë ofruar kushtet e nevojshme për të pasur sukses me Real Madridin sezonin e ri. Për të mos e prishur rekordin e tij mbresëlënës me madrilenët, francezi mund edhe të japë dorëheqje.