Një personi në Mitrovicë i ka dështuar grabitja që po synonte ta kryente në një institucion mikro-financiar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesja e gjinisë femërore raporton se një i dyshuar, deri më tani i pa njohur, kishte hyrë në institucionin mikro-financiar ku ajo ishte duke punuar dhe i kishte kërkuar para.
I dyshuari nuk ka arritur që t’i merr paratë dhe është larguar në drejtim të pa njohur.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.