Fjalë Kyçe

I dorëzohet familjes, vajza e cila humbi sot në Ferizaj

I dorëzohet familjes, vajza e cila humbi sot në Ferizaj

Një vajzë e mitur ka humbur sot në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj.

Më pas, vajza është gjetur nga një qytetare e cila e ka lajmëruar rastin në polici.

Sipas policisë, vajza ka qëndruar larg familjes rreth një orë pasi është larguar nga nëna e saj dhe më pas ka humbur rrugën.

Pas raportimit të rastit në polici, këta të fundit e kanë gjetur familjen e saj dhe e kanë kthyer te familja.

“Policia e ka marrë fëmijën e ka çu te lagja ku është gjetur, pasi e njëjta i është shmangur nënës së saj. Rreth një orë ka qëndruar larg familjes, fëmijën e ka gjetur një qytetare pasi fillimisht e ka parë duke qarë”.