Dje në Prishtinë është arrestuar një person, pasi ka kanosur me jetën nënën dhe vëllain e tij.
Siç njofton Policia, i dyshuari ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën nga zyrtarët policorë, ku për arsye të sigurisë janë evakuuar edhe banorët e ndërtesës.
“Gjatë kontrollimit të banesës të të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pistoletë me tre fishekë, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një fotoaparat”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.