Një person është arrestuar në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë 0.93 gram, një grinder, një pako rizlla, një telefon mobil dhe 60 euro.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.