Fjalë Kyçe

I infektuari i fundit me koronavirus nga Suhareka kishte kontakt me banorë të disa fshatrave

I infektuari i fundit me koronavirus nga Suhareka kishte kontakt me banorë të disa fshatrave

Kreu i Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët e komunë së tij.

Ai ka thënë se personi që u konfirmua mbrëmë me koronavirus vije nga fshati Semetisht dhe i njejti ka pasur kontakt me banorë nga Suhareka, Vraniqi dhe Doberdelani.

Postimi i tij: 

Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha.

I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.

Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat.

Nuk kemi nevojë për panikë, por ju lutem qëndroni në shtëpi.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/521916955160885