Fjalë Kyçe

I infektuari me coronavirus nga Skenderaj punëtor në KEK

I infektuari me coronavirus nga Skenderaj punëtor në KEK

Në mesin e 40 personave të infektuar sot me coronavirus ishte edhe një person nga komuna e Skenderajt.

Kreu i kësaj komune, Bekim Jashari, ka dhënë detaje, duke thënë se personi i infektuar është nga fshati Likoc dhe punëtor në KEK, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi një rast pozitiv me COVID-19 nga komuna jonë, gjegjësisht nga fshati Likoc.
I infektuari është punëtor në KEK dhe kështu person kontakt i të infektuarëve që punojnë në këtë koorporatë.

Pas marrjes së informatës, IKSHP dhe QKMF-Skenderaj, kanë marrë të gjitha masat dhe familja e të infektuarit është në izolim shtëpiak.

Të dashur qytetarë,

Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/784635478739772/?type=3