Një person i prekur me COVID-19 ka vazhduar punën në një market në Prishtinë. Policia në raportin 24 orësh thonë se pas pranimit të kësaj informate kanë dal në vendin e ngjarjes.
I dyshuari për policinë ka deklaruar se nuk i është lejuar vetizolimi nga shefi i tij.
Tutje në raport thuhet se menaxherja e lokalit, si e dyshuar, është marrë për intervistim dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.