Kryetari i Kamenicë, Qëndron Kastrati, ka konfirmuar se fshati Topanicë do të hyjë në zonë karantine, pasi atje u shënua një rast me koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur vet ai, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera tha se dyshohet se personi në fjalë ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorë të tjerë.
“Për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës.
Nuk duhet të mendojmë që rreziku prej infektimit me këtë virus është i izoluar vetëm në Topanicë dhe ne të tjerët jemi të sigurtë. Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara”, ka shkruar ai tutje.
Njoftimi i plotë:
Topanica shpallet si zonë karantinë
Pas rastit të parë pozitiv me Covid-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin Topanicë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e ka shpallur këtë fshat si zonë karantinë. Kjo pasi dyshohet se personi i dyshuar ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë.
Për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës.
Nuk duhet të mendojmë që rreziku prej infektimit me këtë virus është i izoluar vetëm në Topanicë dhe ne të tjerët jemi të sigurtë. Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara.
Rri n’shpi për veten dhe familjen.
https://www.facebook.com/QendronKastrati10/photos/a.524975251173551/1116824591988611/?type=3