Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka këmbëngulur se ka pasur një ‘keqkuptim’ me UEFA-n lidhur me licencën e tij të trajnerit, pasi ai tashmë kishte kryer një kurs për trajner në tetor.
Historia doli muajin e kaluar, ku thuhej se Ancelottit i kishin skaduar licencat e trajnerit më 31 dhjetor, kështu që teknikisht ai nuk do të lejohej të ulej në stolin e Real Madridit.
Për të rinovuar licencën, ai do të duhej të kalonte një provim, gjë që dukej pak e çuditshme për dikë që ka mbi 1200 ndeshje garuese dhe 21 trofe duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Serie A, Ligën Premier, Bundesligën dhe Ligue 1.
“Unë jam dikush që përpiqet të ndjek rregullat, edhe nëse jo gjithmonë e mundohem ta menaxhoj, kështu që mendoj se ky ishte një keqkuptim”
“Licenca do të skadonte, por për fat të mirë shoqata e trajnerëve spanjollë më lejoi të bëja një kurs në tetor, kështu që duhet të ketë mungesë komunikimi me UEFA-n”, ka thënë Ancelotti për Corriere dello Sport transmeton telegrafi.
Nuk dihet se çfarë hapi do të marr UEFA, ndërsa Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit.
62-vjeçari e nisi karrierën si trajner te Reggiana në vitin 1995, duke vazhduar të drejtonte klube si Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid, Bayern Munich, Napoli dhe Everton.