Fjalë Kyçe

I kërkoi 5 mijë euro dhe veturën, ose e kërcënoi se do ta vriste

I kërkoi 5 mijë euro dhe veturën, ose e kërcënoi se do ta vriste

Një qytetar nga Mitrovica ka lajmëruar në polici se është kërcënuar nga një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Mitrovicë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka kërkuar nga viktima 5 mijë euro dhe veturën. I dyshuari ka kërcënuar me vrasje viktimën, nëse nuk i përgjigjet kushtit të tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte detyruar ankuesin që t’i jap një veturë dhe 5000 €, nëse nuk i përgjigjet kushtit i dyshuari e kishte kërcënuar me vrasje”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti hetohet në procedurë të rregullt.