Fjalë Kyçe

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Është dorëzuar në stacionin policor në Pejë, Lirim Kurtaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia para disa ditësh.

Ai ishte në kërkim për disa raste të vjedhjeve.

“Më datё 24.01.2025 rreth orёs 15:08, ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor nё Pejё, se bashku me avokatin mbrojtёs i dyshuari Lirim Kurtaj, i dyshuar pёr veprën penale ‘Vjedhje e rёndё’, i cili ishte nё arrati qё nga data 23.07.2024, dhe me datё 07.08.2024 ishte shpallur nё kёrkim pёrmes ‘Kёrkesёs pёr Bashkëpunim’. Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, gjatё kohёs sa ishtё nё arrati i dyshuari, kanё mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё dyshuar ne qytetin e Fushё Kosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale ‘Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve të pёrfituara me kryerjen e veprёs penale’, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё themelore ne Pejё”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia njofton se personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi pesёmbёdhjetё vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar: Njё pistoletё zoraki, njё karikator dhe gjashtёmbёdhjetё fishekё, dyzetё fishekё kal:8x57mm. Njё sprej OC, njё mjet i mpreht (thikё).

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.