Fjalë Kyçe

I mituri ikën i zhgënjyer nga strehimorja e Prishtinës

I mituri ikën i zhgënjyer nga strehimorja e Prishtinës

Policia e Kosovës, kanë thënë se ende nuk dihet vendndodhja e të miturit, ndërsa rasti është nën hetime.

Kishte një kohë, që po qëndronte në një strehimore të kryeqytetit.

Por, pavarësisht që e strehuan, mbrëmjen e së hënës, një i mitur është larguar pa paralajmërim nga kjo strehimore.

Nga strehimorja në fjalë, kanë thënë që i mituri është i moshës 15-vjeçare.

Ndërsa kanë mohuar që ai ka pasur ndonjë problem me stafin apo bashkëmoshatarët.

Nga qendra në fjalë, kanë thënë që 15-vjecari një natë më herët, ua ka bërë të ditur shokëve që ndjehet i mërzitur nga qëndrimi aty.

Po ashtu nga kjo qendër që kujdesen për fëmijët që janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje, kanë thënë që ka edhe raste të tjera kur për arsye të ngjashme fëmijët  largohen për disa orë, por më pas kthehen në qendër.

Ndërsa ende nuk kanë informacion për vendndodhjen e 15-vjeçarit.

E informacion rreth vendndodhjes së këtij të mituri, ende nuk ka as Policia e Kosovës.

Sipas vet policisë, ky rasti është nën hetime.