Fjalë Kyçe

I moshuari humbet natën në pyll, ajo që ka regjistruar kamera e fshehtë i befasoi të gjithë

I moshuari humbet natën në pyll, ajo që ka regjistruar kamera e fshehtë i befasoi të gjithë

Martin Kay, 77 vjeç , kishte dalë me qenin e tij për një shëtitje të thjeshtë kur në fund u bllokua në pyll. Ai nuk po mund të gjente dot daljen dhe humbi.

I moshuari u përpoq të thërriste për ndihmë, por askush nuk mund ta dëgjonte. Holly Blue, labradori i tij i zi, nuk mundi ta ndihmonte, por ai i qëndroi pranë gjatë gjithë kësaj aventure.

Në një moment, një mik i burrit e kuptoi se ai ishte zhdukur dhe kështu thirri për ndihmë. 7 orë më vonë, ai u gjet përmes imazheve termike të bëra me helikopter, përcjell abcnews.al.Fotot tregonin se edhe në temperatura zero, qeni i tij nuk e kishte braktisur. Një grup shpëtimtarësh u përpoqën ta lironin, por në fund u bllokuan vetë. E mbuluan me xhaketa dhe pritën derisa të vinin përforcimet. Ndërkohë Holly Blue nuk e kishte lëvizur nga pranë.

Martin pastaj u zgjua në një krevat në spital. Ai tha se i ftohti ishte i tmerrshëm dhe se qeni i tij është një nga miqtë e tij më besnikë.