Fjalë Kyçe

I moshuari në Lipjan shkon në QKMF me dhimbje gjoksi, aparati i EKG-së nuk funksionon

I moshuari në Lipjan shkon në QKMF me dhimbje gjoksi, aparati i EKG-së nuk funksionon

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, testimet për EKG nuk po funksionojnë.

E për këtë, qytetarët që po kanë probleme me zemër, po kthehen mbrapa.

Në video shihet një pacient i moshës së shtyrë teksa kërkon që ti bëhet testi për EKG, pasi që i ka dhimbje në gjoks, por se mjeku i thotë se nuk bën askund.

“As nuk jam drejtor as shef, jam veç mjek, ata e kanë përgjegjësi me pru EKG të re, nuk është përgjegjësi e imja”, dëgjohet duke thënë mjeku./klankosova.