Policia e Ferizajt është në aksion për ndalimin e lëmoshë kërkuesve në këtë qytet. Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se në kuadër të këtij aksioni është gjobitur me 500 euro një 69 vjeçar.
“Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar personin, tashmë recidivist me inicialet : H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje. Në lidhje me këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore e Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes “, thuhet në komunikatë.
Tutje, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në këtë qytet si dhe apelon te qytetarët që, sa herë hasin në lypsarë, të njoftojnë menjëherë policinë.