Fjalë Kyçe

I ndryshohet pasuria Lutfi Hazirit, prejardhja e pasurisë tokë e trashëguar nga Qyteti tani i del trashëgimi nga prindi

I ndryshohet pasuria Lutfi Hazirit, prejardhja e pasurisë tokë e trashëguar nga Qyteti tani i del trashëgimi nga prindi

Deklarimi i Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri në Agjencinë Kundër Korrupsion është ndryshuar pas dy ditëve.

Në deklarimin e parë tek pasuritë e paluajtshme shihet lloji i pasurisë tokë, me sipërfaqe 4.438.00 metra katorë në vlerë prej 240,000.00 euro. Prejardhja e pasurisë është e trashëguar nga Qyteti.

Kurse në deklarimin e sotëm, Agjencia Kundër Korrupsion të njejtën pasuri të paluajtshme e ka ndryshuar prejardhjen duke e përmirësuar në të trashëguar nga prindi.