Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mjaft provokuese, ku shfaqej e veshur me një fustan të zi të shkurtër.
Fotografisë ajo ia shtoi edhe një mbishkrim, duke i ngacmuar ndjekëset e saj të gjinisë femërore.
“Ku i keni burrat sonte loqka”, shkroi ajo.
E mes shumë komenteve, duket se një fans ia ka kthyer mbrapsht ngacmimin, duke i shkruar: “Ku e ke Fisnikun loqk?”.
Ndërkohë Fisnik Syla i ka reaguar me një replikë në këtë koment.
“Këtu ende duke u kollitur”, ka shkruar biznesmeni nga Gjilani në replikën e tij.
Mesa duket, raportet mes çiftit vazhdojnë të jenë të mira në rrjetet sociale, por që fotografitë dhe paraqitjet e përbashkëta prej kohësh mungojnë.