Shkencëtarët vazhdojnë të jenë në dyshim nëse i nxehti e vret apo jo koronavirusin e ri.
Një studim i fundit nga Universiteti i Torontos thotë se moti i ngrohtë mund të mos ketë ndikim.
Por gazeta Daily Mail shkruan se në Britaninë e Madhe, kurba e koronavirusit nisi të ndryshonte në mënyrë dramatike kur vendi u përfshi nga një valë e nxehtë me temperatura rekord.
Dihet që virusi përhapet nga stërklat e pështymës kur kollitemi, teshtijmë apo flasim pranë një personi tjetër. Por profesor Keith Neal nga Universiteti i Notingham tha se i nxehti i than stërklat dhe rrezet ultravjollcë e vrasin virusin.
Ai shton se i nxehti bën që njerëzit të mos grumbullohen shumë në ambiente të mbyllura, ku rreziku i përhapjes së virusit është më i madh.
‘Jashtë është më e sigurt se brenda,’ tha ai.
Profesori rekomandon edhe marrjen e vitaminës D, pasi na mbron nga virusi. Kjo vitaminë njihet edhe si vitamina e diellit. Ajo forcon sistemin imunitar.