Erik Ten Hag është i pakënaqur me gjendjen fizike të futbollistëve të Manchester United.
Si pasojë e kësaj, trajneri, që do ta marrë drejtimin e “Djajve të Kuqë” në fund të sezonit, u kërkon lojtarëve që të kthehen në parapërgatitje dy javë më herët sesa zakonisht.
Sipas medieve angleze, 53-vjeçari është aspak i kënaqur me fitnesin e skuadrës, andaj do të synojë ta ndryshojë këtë gjendje shumë shpejt.
Trajneri pretendon të ketë plan strikt që ta ringrisë skuadrën në nivelet më të larta dhe kjo siç duket do të nisë pikërisht nga përmirësimi i gjendjes fizike të të përzgjedhurve të tij.
United patën një sezon aspak të mirë dhe mund të jetë pikërisht forma fizike njëri ndër shkaktarët e kësaj gjendjeje.