Vedat Muriqi ka lënë sërish gjurmë për Mallorcan. Ekipi i tij fitoi 3:2 ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi, ndërsa sulmuesi kosovar kontribuoi me dy asiste.
Muriqi asistoi në golin e dytë dhe të tretë për t’i dhënë sërish fitoren skuadrës së tij, shkruan express.
Pas kësaj paraqitjeje, sulmuesi shtatlartë mori notën më të lartë nga të gjithë. Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 7.5.
Kështu, në dy ndeshjet e tij në La Liga, Muriqi ka një gol dhe dy asiste