Fjalë Kyçe

I riu nga Gjilani që është pasionant i madh i pulave

I riu nga Gjilani që është pasionant i madh i pulave

Liridon Kamberi nga qyteti i Gjilanit për dallim nga shumë të rinj kosovarë ka një pasion të veçantë.

Ai nuk është “marakli i kerreve”, apo një frekuentues i kafeneve, por pasion i tij i madh është rritja dhe kujdesi ndaj pulave.
“Pulat më tërheqin sepse janë shumë të bukura, i kam pasion, kam qejf me u marrë me to, dhe jam marrë qysh kur jam kanë fëmijë”, ka thënë Kamberi nga Gjilani për Klan Kosova.

Ai tregon se aktualisht ka 60 pula, dhe tregon se një pulë i bën deri 300 vezë brenda vitit.