Dikur i varur nga droga tani një atlet , ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke marrë heroinë dhe tani tregon rrugëtimin e tij drejt ndryshimit shkruan Gazeta Metro
Taylor Reichelt, një djalosh energjik dhe ish-kuzhinier në Sushi nga Los Angeles, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në dyshemetë e banjës, duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar venat për të droguar veten e tij .Ai tani është 31 vjeç, por ai ishte 12 vjeç kur provoi për herë të parë drogën, dhe u bë I varur nga to.Në fillim ishin vetëm drogat e lehta që i pëlqenin.
Por njerëzit me të cilët ky shoqërohej filluan të merrnin drogëra të tjera,më të rënda – meta,kokainë, heroinë – dhe ai ndjeu një ndikim e varësi si nga droga ashtu dhe nga shokët.Në kohën që ai filloi të hynte në të njëzetat , ai u bë një i varur dhe ishte i bindur se do të vdiste në atë mënyrë.
‘’Shpuarja vazhdimisht, e me radhë me gjilpëra, derisa të ishin fryrë të gjitha venat e mia ishte një nga gjërat që bëja qdo ditë gati . Do të kaloja diku nga 12 deri në 48 orë nganjëherë derisa se të gjeta një venë dhe pastaj kështu do të më duhej të vazhdoja përsëri-tregon Reichelt.
Në të njëzetat, ai po fitonte shumë para duke drejtuar një kuzhinë prestigjioze Sushi në lagjen e pasur të Santa Monica – prindërit e tij ishin krenarë për të dhe ai ishte shumë I lumtur me shumë të ardhura të cilat ai I përdortë për ti shpenzuar në drogë. Por në moshën 22 vjeçare, varësia e tij ndaj heroinës filloi të ndikoj në punën e tij dhe Taylor humbi punën e tij.
Ai thotë se filloi të ndjehet shumë keq duke parë abuzimin që I bëntë të dashurës së tij ; ai ishte i stresuar nga mos bërja asgjë në lidhje me këtë gjendje. Por ishte nëna e tij ajo që e ndihmoj. “Unë përfundova në rehabilitim nga një seri ngjarjesh, të cilat disa do t’i quaja ‘’ndërhyrje hyjnore’’, por nuk mbaj mend qartë atë që ndodhi,” tha Taylor.’’E di që nëna ime më mori dhe më çoi në një qendër detox-i. Nuk refuzova madje isha thjesht i lumtur që bëja një dush të nxehtë, haja ushqim dhe kisha një shtrat. ‘
Ai ishte në rehabilitim për pesë muaj. Ndërsa ishte atje, ai përfitoi nga çdo trajtim që ata kishin dhe bëri gjithçka që i thanë të bënte. Në rehabilitim, palestra ishte e detyrueshme çdo ditë, dhe ai shpejt filloi të mësohej me të. Unë e përdora palestrën për të shpëtuar ose për të gjetur paqen. Ishte një mënyrë e thjeshtë për të ndryshuar jetën time për mirë çdo ditë tha Taylor.
Dieta u bë jashtëzakonisht e rëndësishme gjithashtu. Sa më mirë të haja, aq më shumë rrija në palestër, dhe kështu ndihesha më mirë fizikisht dhe mendërisht. Duke bërë një jetë të tillë ndikoj që unë të jem I kënaqur edhe me mënyrën si bëra fizikun tim. Doja gjithqka të jetë perfekte nuk doja të zgjidhja diqka më pak. Meqenëse i mbijetoi varësisë së tij, familja dhe miqtë e Taylor janë kaq krenarë për të dhe jeta e tij tani është shumë larg nga ajo e vjetra .
“Kjo gjendje tani nuk është asgjë më pak se një mrekulli e vërtetë,” tha Taylor.’Deri sot tejkalova gjithçka që mendova të jetë e pamundur për një shitës droge si unë. Fjalët me të vërtetë nuk mund ta përshkruajnë se si ndjehem për mundësitë që kam sot.
Taylor ka ndarë historinë e tij të shkëputjes nga varësia në Instagram të njohur si @addict-2-atlet, dhe ka përdorur përvojën e tij për ti mësuar të tjerët dhe t’i parandalojë ata të kërkojnë qetësi në droga si ai dikur. ‘’Mbijetesa nga varësia ime më ka dhënë një mësim unik në lidhje me abuzimin me drogën dhe alkoolin. Tani e përdor atë për të ndihmuar të tjerët që luftojnë njësoj si unë dikur –shtoj Taylor.