Banorët e fshatit Godmiaha në Kenia, u tronditën kur një 38-vjeçar që ata besuan se kishte vdekur dhe ishte gati të varrosej u rishfaq në ceremoninë e tij të funeralit, për të konfirmuar se ai nuk kishte vdekur.
Kennedy Olwa u zhduk nga shtëpia rreth dy dekada më parë dhe kështu kur mbërriti lajmi se ai kishte vdekur nga sëmundja e pazbuluar dhe eshtrat e tij u transferuan në morgun e spitalit nga policia, familja shpejt shkoi në morg për të mbledhur trupin për varrosje.
Shefi i policia tha se familja me të vërtetë ishte informuar për vdekjen e djalit të tyre, pas së cilës disa persona u dërguan në mort për të zbuluar nëse personi që u mor atje nga policia ishte Olwa.
Pasi e panë trupin, anëtarët e familjes ishin të bindur se ishte trupi i djalit të tyre Olëa, kështu që ata bënë njoftimin për vdekjen nëpërmjet radios.
38-vjeçari dëgjoi në radiot lokale lajmin për vdekjen e tij shkoi në shtëpi për të informuar familjen se ai është akoma gjallë, për të ndaluar marrëveshjet e panevojshme dhe të kushtueshme funeralit.
Kur e panë, u bë e qartë se trupi që kishin mbledhur nga morgu i përkiste dikujt tjetër. Incidentet e familjeve që mbledhin trupa të gabuar nga morgu apo edhe varrosin një person të gabuar nuk janë të reja në Kenia.
Në fillim të vitit 2018, një burrë 35 vjeç u kthye në shtëpi për të prishur planet përfundimtare për varrosjen e tij.