Fjalë Kyçe

I riu shqiptar qëllohet me armë, mister rrethanat

I riu shqiptar qëllohet me armë, mister rrethanat

Një 28 vjeçar është qëlluar me armë këtë mbrëmje në Shijak në rrethana ende të paqarta.

28 vjeçari Henri Isai, ka marrë një plumb në këmbë. I riu është dërguar në urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Henri Isai, 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .