Një burrë i cili kishte arritur në pikën kulmore të pirjes së drogës dhe ishte afër vdekjes, pas një gjumi të rëndë që e kishte kapluar për orë të tëra, familjarët e tij vendosën që dhomën ta shndërrojnë në spital.
Në të vendosën tv, shtratin, aparatet, si dhe “mjekët” për t’i treguar që kishte qenë në koma.
Ai u zgjua kur afër ishte infermierja dhe më pas erdhën edhe mjekët një nga një për t’i bërë provat që ishte çdo gjë në rregull me trupin e tij.
Njëri nga ta madje i tregoi që djali i tij kishte qenë tre vjeç kur ky burrë kishte rënë në koma dhe tani ishte 13 vjeç. Më pas, filloi ta godit lehtë në këmbë që ta dijë nëse burri po ndjente dhimbjet, përcjell lajmi.net. Ngadalë, arriti deri tek fytyra, duke i rënë shuplaka e duke e goditur më shumë edhe në supe.
Burri filloi të qesh derisa mjeku i tregoi që nuk ishte qesharake shkalla ku kishte arritur të drogohej, ndërkohë që merrte goditje ende nëpër trup.
Shikojeni videon e plotë dhe kuptojeni planin e tyre.