Fjalë Kyçe

I vodhën bagëtitë që përmes tyre siguronte mbijetesën (video)

I vodhën bagëtitë që përmes tyre siguronte mbijetesën (video)

Fitim Rakovica bashkë me pesë familjarët mbijetonte me asistencë sociale.

Kjo derë shfrytëzohej si mundësi e dytë për të hyrë në ahurin ku qëndronin dy lopë.

E këtë opsion sekondar e përdori dikush për t’i vjedhur bagëtitë, Fitim Rakovices nga fshati Dumosh i Podujevës.

Tash nuk ka mbetur shumë shpresë për Fitimin, baba të katër fëmijëve i cili mbante familjen me paratë që fitonte nga shitja e qumështit.

Mirëpo këtë mbështetje financiare familja 6 anëtarëshe nuk do ta ketë më, pasi që natën e 13 shkurtit, dikush ua vodhi të dy lopët.

E diçka të tillë e vërejtën në mëngjesin e ditës tjetër.

Rakovica tani shpresë të vetme thotë se ka njerëzit bamirës, e beson se Policia do t’i ndihmojë të kthejë lopët.

Mirëpo për këtë rast, nga Policia e Kosovës nuk ka akoma diçka konkrete. Bekim Bislimi nga stacioni policor i Podujevës, për T7 dha detaje për rastin.

Fitim Rakovica mbijeton me asistencën sociale e cila i ndahet nga Komuna e që është 75 euro.

E zyrtarë të këtij institucioni thonë se nuk kanë të ndarë buxhet për fatkeqësi natyrore, ose vjedhje që iu ndodhin banorëve.

Megjithatë nga Komuna shprehen se në momentin që një rast i tillë lajmërohet aty, mund t’i ofrohet një ndihmë simbolike, për shkak të gjendjes financiare.

https://www.youtube.com/watch?v=mro0CDb4Vr0