Fjalë Kyçe

“I vramë në mal”, “Sapo vodha në market” – publikohen përgjimet e ushtarëve rusë me familjarët e tyre në Rusi

“I vramë në mal”, “Sapo vodha në market” – publikohen përgjimet e ushtarëve rusë me familjarët e tyre në Rusi

Një profil i verifikuar në platformën Twitter me emrin “Ukraine”, ka publikuar disa biseda të përgjuara të ushtarëve rusë në Ukrainë me familjarët e tyre në Rusi.

Në këto biseda, ushtarët rusë rrëfejnë me qetësi për krimet e kryera në Ukrainë, duke filluar nga ato më barbaret e deri te vjedhjet e gjërave të rëndomta.

“Këto janë biseda të vërteta të përgjuara: Ushtarët rusë në Ukrainë thërrasin të afërmet e tyre në Rusi për t’u treguar se si po shkojnë gjërat. Përfshihen plaçkitje dhe krime lufte. Ju lutem, shpërndajeni! Bota duhet ta dijë të vërtetën se çfarë po bëjnë ata njerëzve dhe shtëpive tona”, thuhet në mbishkrimin e faqes.

Gjatë bisedës, një prej ushtarëve rusë tregon edhe për kapjen e disa ukrainasve, ku sugjeron që nuk i kanë lëshuar, por i kanë vrarë, pasi që po t’i linin të lirë do të mund të zbulonin vendndodhjen e tyre dhe ata të vriteshin.

“Vendosëm thjesht që t’i vrasim në një mal”, thotë ai.

Në biseda ushtarët rusë rrëfejnë gjëra të ndryshme.

“Ku ishe?”, pyet dikush nga Rusia ushtarin rus.

“Po vidhja. Sapo e plaçkitja një market”, ia kthen ushtari.

“Mos plaçkit, bëj diçka më të madhe”, ia kthen personi nga Rusia.

“Kam shtënë mbi një veturë dje”, rrëfen ushtari.

Ndërsa, personi nga Rusia ia kthen: “Qëllo mbi ata”.

Ushtari rus tregon edhe se si ka vjedhur edhe pallto, të cilat do t’ua bëj dhuratë personave të afërm në Rusi.

Gjatë bisedës, dëgjohen edhe të tjera gjëra, siç është vjedhja e një televizori, pirja e një konjaku të shtrenjtë dhe vjedhja e mjeteve të punë./express