Irina Abramova, e mbijetuar nga masakra në Bucha të Ukrainës, ka rrëfyer momentet e tmerrit kur ushtarët rusë i vranë bashkëshortin, 40-vjeçarin Oleg Abramov.
Ajo tregoi se para ekzekutimit, burri i saj u urdhërua të gjunjëzohej, dhe më pas e qëlluan në kokë.
Irina tha se ajo iu kërkoi trupave ruse që ta qëllonin edhe atë.
“Iu luta të më vrisnin edhe mua. Burri im nuk ishte ushtar. Ne u thamë se jemi civilë. Por ata ishin çnjerëzor”, u shpreh ajo për BBC.