Gazetari bullgar, Georgi Gotev, ka rrëfyer një moment interesant me flamurin e shtetit të tij në Londër. Tifozë të Kampionatit Evropian kanë tentuar ta rrëmbejnë flamurin italian, mirëpo, e kanë ngatërruar me atë bullgar.
Sipas Gotevit, kjo ndodhi për shkak të ngjyrave të njëjta ngjashme që flamuri italian dhe ai bullgar ka.
“Tifozët e nervozuar të futbollit tentuan ta rrëmbejnë flamurin e Bullgarisë në ambasadën e Londrës, sepse kishte ngjyrat e njëjta me atë italian”, ka shkruar në Twitter.
Italia të dielën mbrëma mori titullin e “Euro 2020” pasi mposhti Anglinë në penallti.