Fjalë Kyçe

Ia mallkon fëmijët, Arbana Osmani i reagon ndjekëses

Ia mallkon fëmijët, Arbana Osmani i reagon ndjekëses

Moderatorja shqiptare sot qenka zgjuar e shqetësuar.

Kjo për faktin se ka marrë një mesazh jo edhe të mirë nga një ndjekëse në rrjete sociale.

Arbana Osmani, publikoi në storien e saj në Instagram një imazh teksa zbuloi edhe profilin e personit e cila i ka shkruar një mesazh që moderatores nuk i ka pëlyqer dhe ka reaguar.

Përveç fotografisë, Arbana Osmani e përcjell edhe me një mesazh e cila ka shkruar se urretja në rrjete sociale nuk duhet të normalizohet.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mijë dhe ironia është se në foton e profilit janë dy fëmijë. Do doja t’i thoja kësaj zonjë që urrejtja në përgjithësi, dhe ajo në rrjet thjesht do ta demantojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj. Dhe, uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla. Urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet”, shkroi Arbana, përcjell lajmi.net

Ndryshe, Arbana Osmani është njëra nga moderatoret e njohura shqiptare e cila së fundmi po prezanton spektaklin e madh, “Big Brother VIP Albania”