Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për mashtrim.
Sipas njoftimit i dyshuari A.M (m/k) i moshës 40-vjeçare, e kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën femër kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9000 euro, me arsyetimin se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital .
I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë.