Fjalë Kyçe

Ia pa sherrin telefonit, istogasi e bën gruan për spital

Ia pa sherrin telefonit, istogasi e bën gruan për spital

Një rast i dhunës së familje është regjistruar edhe në komunën e Istogut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në orët e mbrëmjes është raportuar për një rast të dhunës në familje në komunën e Istogut.

Sipas njoftimit, është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje verbale dhe një telefoni me bashkëshorten e tij, e ka rrahur atë.

Siç bën të ditur policia, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës e cila edhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.