Fjalë Kyçe

Ia therën me thikë kolegun, infermierët mbajnë protestë para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK

Ia therën me thikë kolegun, infermierët mbajnë protestë para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK

Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të mbajë protestë më 02/10/2020 duke filluar nga ora 11:00, para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK.

Kjo sindikat, përmes një njoftimi në Facebook, i ka ftuar të gjithë punëtorët shëndetësorë, organizatat dhe shoqatat e tjera përfaqësuese që të marrin pjesë në këtë protestë.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja që të sigurojnë ambient të sigurt për punë për punëtorët shëndetësorë dhe të shtohen masat e sigurisë në klinika pa prioritizime.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës u bënë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së që të kenë zero tolerancë ndaj veprimeve që e bëjnë të pamundur punën e punëtorëve shëndetësor dhe cenojnë jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.