Zlatan Ibrahimovic u mundua të afrohej edhe një hap më afër pavdekësisë si futbollist, teksa publikoi përmes llogarive personale në rrjetet sociale formacionin e tij ideal. Nuk ka nevojë të thuhet, por emra si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mungonin aty.
Megjithatë, një emër shkëlqen në veçanti. Në të vërtetë, ishte emri i vetëm që të kap vëmendjen, pasi në mënyrë të paimagjinueshme, Zlatan Ibrahimovic, aktualisht pjesë e LA Galaxy, e kishte nominuar veten në të gjitha pozicionet e top-formacionit. Në statusin shoqërues të postimit, gjithashtu, gjiganti suedez vijonte me ngacmimin e tij të fortë, teksa thotë se po vetë do të ishte trajner i këtij ekipi.
Ibrahimoviç po zhvillon një sezon mbresëlënës me LA Galaxy në MLS, duke shënuar 13 gola në 15 ndeshje, deri tani. Ekipi i tij momentalisht është i dyti në Konferencën Perëndimore. Suedezi shpesh i është referuar vetes si lojtari më i mirë në botë, para Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Edhe zgjedhja e formacionit të tij të preferuar e ka provuar këtë bindje të sulmuesit të shquar me disa skuadra dhe disa kampionate në Europë dhe SHBA. Ai ka luajtur në klube si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Manchester United, duke grumbulluar 438 gola dhe 170 asiste në 725 ndeshje. 37-vjeçari shkoi në MLS në sezonin 2017-2018.