Fjalë Kyçe

Ibrahimi: Ka pasur premtime nga kandidatët për kryetar që kapacitetet buxhetore nuk i mbulojnë

Ibrahimi: Ka pasur premtime nga kandidatët për kryetar që kapacitetet buxhetore nuk i mbulojnë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i ftuar në edicionin special të zgjedhjeve në T7 ka thënë se është hera e parë që zgjedhjet lokale po zhvillohen në këto rrethana.

Ai ka thënë se gjatë fushatës ka pasur premtime nga kandidatët për kryetar që kanë qenë reale dhe të realizueshme por edhe premtime të cilat kapacitetet buxhetore nuk do të mund t’i mbulojnë.

“Është hera e parë që zgjedhjet lokale zhvillohen në këso rrethane, për këtë arsye fushata ndoshta nuk është ajo që është dashur të jetë. Ka pasur premtime nga kandidatët për kryetar që kanë qenë reale dhe të realizueshme por ka pasur edhe asi premtime që kapacitetet buxhetore nuk do të mund t’i mbulojnë”, ka deklaruar ai.