Fjalë Kyçe

Ibrahimovic: “Kam ishull dhe 300 milionë në bankë… nëse dikush fol do ta vras!”

Ibrahimovic: “Kam ishull dhe 300 milionë në bankë… nëse dikush fol do ta vras!”

Ish shoku i Zlatan Ibrahimovic te ekipi i LA Galaxy, Joao Pedro, ka rrëfyer një ngjarje interesante që ka ndodhur sa luante suedezi në MLS, i cili i kishte kërcënuar të gjithë me vdekje.

Ishi i Barcelonës, PSG-së, Interit e Man Untedit, shpenzoi dy sezone në MLS, para se të transferohet në Old Trafford në vitin 2018.

Ai pati më shumë se një sezon fantastik në Amerikë, shënoi 52 gola në 56 ndeshje, por rezultatet në përgjithësi ishin zhgënjyese.

Pas një ndeshjeje, ku La Galaxy humbi, Ibran e kishin lëshuar nervat në dhomat e zhveshjes.

“Kishim shumë përballje me Houston Dynamo”, tha mesfushori.

“Ne shkuam 1-0, ata u kthyen, ne barazuam 2-2, në minutat e fundit ata shënuan për 3-2. Në fund të ndeshjes Zlatan Ibrahimovic na dha një fjalim”.

“Ai tha: ‘Shikoni, nëse keni ardhur këtu për të shkuar në plazh, për të ecur në Hollywood, më thoni, ama më thoni tani. Kam 300 milionë në bankë, një ishull, skam nevojë për këtë aspak. Personi i parë që do të hap gojën do ta vras, me të vërtetë do ta vras”.