Fjalë Kyçe

Ibrahimoviç: Messi do të pensionohet në Barcelonë

Ibrahimoviç: Messi do të pensionohet në Barcelonë

Ylli i La Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç, beson që sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të përfundoj karrierën në Barcelonë.

Messi ka thënë se nuk do të nënshkruaj kontratë të gjatë me klubin blaugranas, pavarësisht që është i lumtur në “Camp Nou”.

Suedezi beson që pesë herë fituesi i Topit të Artë do të vazhdoj të qëndrojë në Barcelonë.

“Për mua, ai asnjëherë nuk do ta ndryshoj skuadrën”, deklaroi ai, transmeton KosovaPress.