Fjalë Kyçe

Icardi do të nënshkruajë sot me PSG

Icardi do të nënshkruajë sot me PSG

Mauro Icardi pritet të finalizojë sot transferimin te Paris Saint Germain.

Anëtari i skuadrës së Inter, i cili këtë sezon po luan si i huazuar me kampionët e Ligue 1, ka vendosur të kalojë në Paris në formë permanente.

Të premtën është njoftuar se PSG dhe Inter janë pajtuar tashmë për kushtet e marrëveshjes, kurse zyrtarizimi pritet sot.

Faqja e Gianluca Di Marzio shkruan se Icardi do të vë sot nënshkrimin e tij mbi kontratën me PSG, transmeton lajmi.net.

PSG do të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e lojtarit, por mund të shtojë edhe 8 milionë euro për bonuse.

Gjithashtu ka një klauzolë që obligon PSG të paguajë 15 milionë euro më shumë, nëse ata duan ta shesin Icardi në Serie A.
Mbetet të shihet nëse raportimet e Di Marzio do të jenë të sakta dhe sot të kompletohet transferimi i Icardi.