Fjalë Kyçe

Icardi projekton hakmarrjen ndaj Interit

Icardi projekton hakmarrjen ndaj Interit

Mauro Icardi konsiderohet i larguar nga Interi si i padëshiruar. Sulmuesi nuk po stërvitet me klubin zikaltër dhe trajneri Antonio Conte e ka nxjerrë jashtë planeve. Argjentinasi dhe agjentja e tij Wanda Nara po punojnë që të gjejnë një ekip të ri dhe Napoli ka dalë sërish në skenë. 

Trajneri Carlo Ancelotti e do futbollistin në ekipin e tij dhe drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet me Wanda Narën. Ai pritet të ketë një bisedë telefonike me ish-kapitenin e Interit për ta bindur që të vijë në Milano. 

Icardi tundohet nga ideja e Napoli-t, pasi aty do të rikthehet si lider dhe ka mundësi të hakmerret ndaj zikaltërve. Një lëvizje e tillë bën që skuadra napolitane të jetë një rivale serioze për titullin kampion.