Liga e Kampionëve, kompeticioni më i rëndësishëm për klube pritet të pësojë një ndryshëm të thellë.
Pas vendosjes së VAR pas fazës së grupeve, “Bild” raporton se Ceferin, kreu i UEFA-s dhe Andrea Anjeli, kreu i Shoqatës së Klubeve Europiane, po punojnë për të modifikuar disa rregullave.
E gjitha kjo do të bëhet për të rritur fitimet. Ndryshimi i parë do të jetë me ditët e zhvillimit të ndeshjeve, që nuk do të jenë më të martën dhe të mërkurën, por në fundjavë, duke sjellë rrjedhimisht spostimin e ndeshjeve të kampionatit në mesjavë.
Ndryshimi i dytë do të jetë te grupet. Aktualisht 8 grupe kanë nga 4 skuadra, por pritet të jetë 4 grupe me nga 8 skuadra. Numri i ekipeve pjesëmarrëse pritet të mbetet i njëjtë.