Pas kërkesës së mbrëmshme për bashkëpunim të publikuar nga Policia e Kosovës për identifikim personi, menjëherë të njëjtën datë më 11.01.2020, e njëjta është identifikuar nga djali i saj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe e njëjta në gjendje të mirë shëndetësore iu është kthyer familjarëve.
“Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat, në këtë rast edhe familjarët për bashkëpunim efikas dhe inkurajon të gjithë që shkëmbimi i informacioneve me Policinë e Kosovës rezulton gjithnjë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rasteve, siç është rasti i identifikimit dhe kthimit në gjirin familjar të personit të publikuar dje në media”, ka theksuar Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës kërkoi mbromë ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një grua, për të cilën thoshte se e kanë hasur rrugës në lagjen Dardania në Prishtinë, por nuk posedon asnjë dokument identifikues.