Fjalë Kyçe

“Idhshëm na le bre Lir”, postimi prekës i zyrtarit policor për kolegun që u vra aksidentalisht

“Idhshëm na le bre Lir”, postimi prekës i zyrtarit policor për kolegun që u vra aksidentalisht

Në orët e vona të së premtes, zyrtari policor Lirim Haxholli humbi jetën si pasojë e të shtënës me armë që mori aksidentalisht nga një prej kolegëve të tij.

Pasditen e sotme kolegë të shumtë dhe familjarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Njëri nga kolegët e tij, i cili edhe ishte i pranishëm në ngjarjen tragjike shkroi një poezi për të përkujtuar Lirim Haxhollin.

Poezia e zyrtarit policor, A.Morina:

Kangët na u sosën Lir

E fuqitë na u shterrën vlla,

Idhshëm na le bre Lir

Zemra na u thy,

E shpirti na u këput merzije,

Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir,

se vajin kem me ruejt pergjithmonë,derisa t’kujtojmë ty vlla

Ty, që dorën tane e patëm gjithmonë të shtrirë

mu mbështet te ti sa herë patëm nevojë.

Lir,Bahu engjull mbi krahtë tonë,

Forcën me na kthykur t’gjunjëzohum dhimbjesh,

Se t’fortë ma s’mujmë me kanë

E ti fjalën e vllaut e ki

Kurrë s’do të jesh i harruem,

I buzëqeshun ki me kanë gjithmonë n’kujtimet e mija.

Pusho në paqe, Lir.

A.M.