Fjalë Kyçe

Idriz Voca prezantohet te Cosenza

Idriz Voca prezantohet te Cosenza

Cosenza Calcio ka njoftuar sot se ka nënshkruar me mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Vocën.

Mesfushori, i lindur në Zvicër më 15 maj 1997, nënshkroi një marrëveshje deri më 30 qershor 2024.

Sezonin e kaluar Voca veshi fanellën e Ankaragücü, me të cilën bëri 26 paraqitje në Süper Lig të Turqisë.


Më parë ai kishte luajtur në radhët e Luzernit (Zvicër) duke luajtur 100 ndeshje dhe duke shënuar 4 gola dhe 5 asistime, transmeton telegrafi.

Ai gjithashtu krenohet me 15 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës.