Fjalë Kyçe

Ikja nga lufta e Kosovës drejt Suedisë, tatuazhi me shqiponjë dhe pasionet e saj

Ikja nga lufta e Kosovës drejt Suedisë, tatuazhi me shqiponjë dhe pasionet e saj

Kosovare Asllani është bërë futbollistja e parë që ka ‘firmosur’ me klubin e vashave të Real Madridit, i cili është formuar këtë vit.

Futbollistja shqiptare me nënshtetësi suedeze ishte njëra ndër lojtaret më të mira të Kampionatit të fundit Botëror që u mbajt në Francë, teksa ndihmoi skandinavet që ta fitonin vendin e tretë në këtë kompeticion për vasha.

Ka qenë vetë Kosovarja që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me klubin madrilien, teksa është shprehur e lumtur që ka arritur të përmbush një ëndërr.

“Jam shumë e lumtur që ju njoftoj që jam futbollistija e parë e klubit Real Madrid / CD Tacon. Jam e lumtir që po shkruaj historinë, pasi që jam pjesë e një projekti të madh që nga fillimi i saj. Ishte një ëndërr ta bartja fanelën më të bukur në botë nga edicioni i ardhshëm. Hala Madrid”, ka shkruar ajo.

Një emër për tu mos u harruar

Prindërit e Kosovares u detyruan të emigrojnë drejt Suedisë në vitin 1988 për shkak të situatës së tensionuar në Kosovë, që më pas shpërtheu edhe lufta në këtë vend. Familja e saj u vendos fillimisht në qytetin Kristianstad një qytet i vogël me 41,000 banorë, por e një karakteristikë të veçantë, pasi që është vendi ku prodhodhet vodka Apsolut.

Prindërit e saj i lanë emrin e Kosovës, vajzës së vogël të tyre, e cila më pas nuk do ta harronte asnjëherë vendin e origjinës. Madje ajo edhe e ka vendosur një shqiponjë në këmbën djathtë të saj për ta kujtuar përjetësisht preardhjen e saj përmes një tatuazhi.

Por, ‘shqiponja’ nuk është tatuazhi i vetë që ka futbollistja e re e Real Madridit. Në krahun e saj gjithashtu ka një tatuazh tjetër në të cilin shkruan “Stay strong” – “Qëndro i fortë” duke dëshmuar kështu për karakterin dhe fuqinë që ka Kosovarja.

Në Suedi njihet si Ibrahimovici femër

Rasti i Kosovare Asllanit është i ngjajshëm me atë të Zlatan Ibrahimovic, i cili gjithashtu iku nga lufta në Bosnje drejt Suedisë për të patur më pas një të ardhme të ndritur.

Karakteri dhe ekspluziviteti i Kosovares bënë që mediat në Suedi ta thërrasin atë si Ibrahimovici femër edhe për faktin se ajo lufton shumë kundër racizmit në vendin e saj.

“Gjithmonë kam luftuar për ato vajza të cilat janë trajtuara si të huaja në Suedi. Të gjitha më kujtojnë rastin tim, ndërkohë që unë tashmë kam arritur ëndrrën time, dëshiroj që ti shtyj përpara secilën vajzë drejt arritjes së ëndrrave të tyre”, deklaroi kohë më parë Kosovarja.

E apasionuar pas udhëtimeve dhe lojës së hokejt mbi akull

Njëri ndër pasionet e mëdha të Kosovares gjithashtu janë udhëtimet. Ajo paraqet jo rrallë herë pjesë nga udhëtimet e saj, teksa një pjesë të rëndësishme të kohës ka dëshirë ti’a kushtojë edhe lojës së hokejt mbi akull, gjithmonë kur ka kohë të lirë.

Përveçse është një futbolliste shumë e zoja, ajo është e mirë edhe në marketing. Kosova Asllani ka qenë pjesë e kampanjave promovuese të Coca-Cola, Visa, Kia Motors dhe Nike teksa ka mbi 150,000 ndjekës në Instagram.

Si përfundim Kosovare Asllani është profili i shumë kërkuar i presidentit të klubit Florentino Perez që tashmë duhet të shoh me sy edhe nga klubi i vashave.