Fjalë Kyçe

Ilir Avdyli, lojtari i javës në Superligë

Ilir Avdyli, lojtari i javës në Superligë

Ilir Avdyli është zgjedhur lojtari i javës në Superligën e futbollit.

Portieri i Llapit shkëlqeu në fitoren e Llapit ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 20-të të ligës elitare, shkruan “Gazeta Express”.

Ai përgjatë tërë ndeshjes pati performancë të jashtëzakonshme, ku fillimisht e priti penalltinë tek rezultati 0:0, derisa më pas pati edhe disa intervenime tjera gjatë lojës, duke mos e lejuar skuadrën kundërshtare t’ia rrezikojë fitoren Llapit.

Shpallja e tij si më i miri i javës së 20-të është një nder i veçantë për portierin e llapjanëve dhe dëshmon kualitetin dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme në portë.

Pa dyshim ky çmim do të mund të shërbejë edhe si frymëzim për bashkëlojtarët e tij për paraqitje edhe më të mira në ndeshjet e ardhshme.

“Të shpallesh më i miri i xhiros është një kënaqësi e madhe sidomos për faktin që kjo xhiro ka pasur shumë gola dhe rrjedhimisht konkurrenca për ‘Yllin e Javës’ ka qenë e madhe. Ndeshjet si vendas dhe presioni i pikëve nuk lejojnë që ekipi të jetë i liruar dhe të bëjë lojë kreative, prandaj edhe ndeshja me Trepça ’89 ka qenë e vështirë. Më gëzon fakti që e kam ndihmuar ekipin të arkëtojë 3 pikë shumë të rëndësishme për vazhdimësi më të qetë në Albi Mall Superligë. Falënderoj bashkëlojtarët për mundin dhe angazhimin që e bëjnë çdo ndeshje. Llapi synon që të renditet i treti në tabelë dhe si zakonisht ta fitojë Kupën e Kosovës. Besoj që jemi në rrugë të duhur për të arritur objektivat tona dhe do të punojmë shumë nga ndeshja ne ndeshje“, theksoi Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së këtij çmimi.