Fjalë Kyçe

Ilir Shaqiri me zemër të madhe, do dhurojë dy shtëpi për familjet në nevojë

Ilir Shaqiri me zemër të madhe, do dhurojë dy shtëpi për familjet në nevojë

Në një intervistë për “Revista Who”, Ilir Shaqiri është pyetur se çfarë ka bërë me paratë që fitoi nga BBV. Ai tha se ka bërë një ndarje të parave, duke sqaruar se përveç bamirësisë një pjesë e 100 mijë eurove ia ka dhuruar Sabianit, familjarëve të tij dhe bashkëshortes së tij Emanuela Morinit. Iliri ka zbuluar me një pjesë të çmimit të madh që fitoi do të ndërtojë dy shtëpi për familje në nevojë.

“Me paratë e BBV u bë ajo që duhej të bëhej, ajo që unë kisha dëshirë të bëhej. Gjysmat e parave shkuan për bamirësi dhe kjo bamirësi do bëhet shumë shpejt konkrete.

Do dhurohen 2 shtëpi për dy familje që kanë nevojë të kenë një çati mbi kokë. Dëshira ime fillestare ishte të bënim diçka që ka lidhje me artin, talentin, por të krijosh një projekt të tillë do kohë kështu që unë nuk dua që paratë të mbeten në ajër dhe të mos kemi një konkretizim prandaj më mirë vendosa të bënim diçka më konkrete, më të shpejte.

Sa i përket talenteve, nga shtatori do kemi surpriza të tjera, kam shumë miq që janë gati të marrin pjesë dhe të konkretizojnë ëndrrën time në zbulim të talenteve.

Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën.

Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat”